Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Prizren.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se e ndjera besohet se është e moshës rreth 68-vjeçare.
“Me date 25.11.2021 rreth orës 14:50 minuta kemi marrë informatë se në rrugën “Nysret Seharsoy” në Prizren është gjetur një trup i pajetë në një shtëpi. Lidhur me rastin Sektori i hetimeve Rajonale Prizren ka dalë në vend ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar është vendosur që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Osmanollaj.
Ai ka shtuar se sipas informatave të mbledhura në teren është kuptuar se e ndjera, për më shumë se 15 vite ka qenë duke banuar e vetme, pa asnjë anëtar të familjes.