Kronikë

Tre të lënduar nga përplasja mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës ndërmjet veturave.

Policia ka apeluar për kujdes gjatë vozitjes.

“Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Vragoli, në ora 16:45 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale. Të lënduar janë tre persona, kurse të përfshira dy vetura. Dyshohet se shkaktari i aksidentit është mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve. Apelojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të respektojnë shenjat dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, si dhe të shmangin përdorimin e telefonave mobil gjatë vozitjes”, ka thënë Hoxha.