Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona për falsifikim të testeve anti-COVID

 

një pronar i laboratorit dhe dy persona tjerë në Gjakovë janë arrestuar për lëshim të testeve të falsifikuara për COVID-19.

Sipas njoftimit për media, hetuesit policor kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjakovë kanë ndërmarr një sërë veprimesh të nevojshme hetimore-operative dhe në koordinim me Prokurorin kompetent kanë zbatuar Urdhrin e pranuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, duke aplikuar masat e veçanta të hetimit dhe përmes tyre kanë siguruar prova të mjaftueshme ku vërtetohet dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari me iniciale A.Sh. ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumenteve” ndërsa të dyshuarit me iniciale N.Sh. dhe S.P.kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.