Një person në Ferizaj ka arritur që të keqpërdorë identitetin e një klienti të një banke dhe të tërheqë një shumë të madhe të parave, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të martën në Ferizaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia nuk ka njoftuar nëse i dyshuari është arrestuar, për çfarë shume bëhet fjalë dhe për cilën bankë.
“Ankuesi, menaxher i bankës, më 23.11.2021 ka raportuar se, me datën e cekur një person i dyshuar, pasi kishte prezantuar disa dokumente origjinale, duke keqpërdorur identitetin e një klienti të bankës, ka arritur që nga llogaria e tij të tërheq një shumë të madhe parash. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.