Kronikë

Djali sulmon babanë në Prishtinë

Një burrë në Prishtinë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i biri i tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

“Prishtinë, 17.11.2021 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i biri i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në Raportin e Policisë.