Kronikë

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të cigareve në vlerë mbi 6400 euro

Foto: Washington Post

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin i cili më 2 nënton në Graqanicë vodhi cigare në vlerë 6436 euro.

I dyshuari u dërgua në mbajtje.

“Me 12.11.2021 policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje të duhanit (cigareve) në vlerë 6436 € nga një dyqan. I dyshuari ka qenë i punësuar në dyqanin ku ka kryer vjedhjen. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.