Kronikë e zezë

Aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Kosovë

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një 1 personi me inicialet S.B. për veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullsisë civile’’.

Prokuroria Speciale përmes një komunikate ka njoftuar se ndaj të pandehurit S.B., është ngrit aktakuza për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullsisë civile’’ e ndëshkueshme sipas nenit 142 të Ligjit penale të ish-RSFJ-së, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.