Një person është sulmuar fizikisht nga një tjetër të dielën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Mitrovicë.
Rasti është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”, dhe thuhet se ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuarit. Rasti po hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin policor.