Kronikë

Grabitet një shtëpi në Prizren, lëndohet një grua

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në një shtëpi në Prizren.

Siç ka njoftuar Policia një person ka njoftuar në mbrëmjen e të mërkurës se kur ka shkuar në shtëpi ka gjetur gruan e tij me lëndime trupore.

Ajo ka thënë se dy persona të panjohur të maskuar e kanë hyrë në shtëpi e kanë sulmuar dhe kanë grabitur një sasi të arit.

“Viktima është dërguar në tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.