Kronikë

Vjedhje në pompë të derivateve në Fushë-Kosovë

Dy persona kanë marrë derivate në një pompë në Sllatinë në Fushë-Kosovë në vlerë 63 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Siç ka njoftuar Policia, të njëjtët persona me veturë kanë marrë sërish derivate në një pompë tjetër dhe kanë ikur në drejtim të autostradës ndërsa kanë shkaktuar aksident trafiku.

“Më pas ata janë larguar në drejtim të fshatit Milloshevë, ku edhe i kanë vënë zjarrin veturës. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti po hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.