Nazmi Çangu, biznesmeni nga Nikla e Krujës, ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai ka deklaruar se 10 persona të maskuar e kanë lidhur dhe i kanë prerë gishtin.
Pasi Çangu ka rënë pa ndjenja, grabitësit kanë marrë nga banesa 8 mijë euro dhe çdo gjë tjetër që ka qenë në kasafortë, përfshirë edhe flori. Vlera totale e sendeve dhe parave që kanë marrë nga banesa përllogaritet deri në 100 mijë euro. Çangu ka mundur të dallojë që njëri nga grabitësit ka qenë i veshur me uniformë policie.
Ai është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Çangu ka një biznes në fushën e mobilerisë në Krujë. /Abc
-
24 tetor 2021 15:05
-
Shpërndaje në: