Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës dhe kontrabandë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.A. dhe N.K., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Kontrabandimi me mallra”.

Një roje pylli ka keqpërdorur pozitën me një sasi drunjsh të kontrabnduar nga Serbia dhe duke ia mundësuar tjetrit të përfitojë duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sipas aktakuzës, i pandehuri M.A., më 05 Tetor 2021, në cilësinë e personit zyrtar – roje pylli, tek autoriteti pyjor në komunën e Kamenicës, me dashje ka keqpërdorur pozitën zyrtare, në atë mënyrë që ka damkosur rreth 12 kubik drunjë, të llojit pishë, edhe përkundër faktit që kjo sasi e drunjëve ishte kontrabanduar nga Republika e Serbisë, me ç’rast ka legalizuar këtë sasi të drunjëve duke i mundësuar të pandehurit tjetër N.K., që të përfitojë duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.