Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre persona për vepra që lidhen me prostitucionin

Nën dyshimin e kryerjes së veprave penale që lidhen më prostitucionin, hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, kanë arrestuar tre persona.

“Të arrestuarit në këtë rast janë: L.P., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar), B.H., (viti i lindjes 1993, femër kosovare), dhe A.B., (viti i lindjes 1994, femër kosovare). Të arrestuarit dyshohen se kanë konsumuar veprat penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe ‘bashkëkryerje’”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit dy nga të dyshuarit (L.P. dhe B.H.) janë dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse ndaj të dyshuarës A.B., do të zhvillohet procedurë e rregullt gjyqësore.

Si provë materiale, të cilat do të përdoren në procedurë të mëtejme gjyqësore, janë sekuestruar dy telefona mobil dhe një DVR.