Kronikë

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjakovë, i gjendet edhe një gulinov

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë për armëmbajtje pa leje.

Në mesin e armëve të gjetura është edhe një gulinov.

“Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë se personi V.SH. i lindur 1991, nga fshati Rogovë, KK. Gjakovë, sh/k, ka në posedim armë zjarri dhe mjete tjera luftarake. Pas identifikimit të personit, dhe një pune të shkëlqyer hetimore, në konsultim me prokurorin kujdestar, dhe po ashtu vepruar sipas urdhëresës të gjykatësit paraprak, është realizuar kontrolli - bastisja e shtëpisë dhe lokaleve tjera përcjellëse të të dyshuarit, dhe janë gjetur dhe sekuestruar armët: - Një ZOL – e zbrazët, - Një GULINOV , cal.12,7 mm dhe - Një revole, cal. 7.65 mm”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I njëjti është shoqëruar dhe intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe pas deklarimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti vazhdon në procedura të rregullt.