Kronikë

Caktohet paraburgimi për ish-kryeshefin e Trepçës dhe katër të tjerë

Ndërmarrja "Trepça"

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka caktuar masën e paraburgimit për ish-kryeshefin e “Trepçës”, Rafet Ibishin dhe katër persona të tjerë që dyshohet se sulmuan menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje.

Mirëpo, sipas avokatit të tij, Mahmut Halimi është e çuditshëm aprovimi i kërkesës për paraburgim.

“Është caktuar masa e paraburgimit për klientin tim dhe katër të tjerët. Në praktikën gjyqësore nuk ka rast që për një vepër penale që dënohet me një vit burgim të kërkohet masë e paraburgimit e të aprovohet kjo kërkesë”, ka thënë Halimi.