Kronikë

FSK në kërkim të një personi të zhdukur në Artanë

Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke kërkuar në Artanë një person të nacionalitetit serb me inicialet B.M. i raportuar i zhdukur.

Siç bëhet e ditur në njoftim kërkimi ka nisur me kërkesën e Policisë së Kosovës.

“Operacioni është duke u realizuar në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës ,banorët dhe vullnetarë , personi i zhdukur me inicialet B.M i nacionalitetit serbë është raportuar i zhdukur dhe nuk dihet për fati e tij. Ekipet e specializuara të FSK-së do të vazhdojnë me operacionin e kërkim-shpëtimit deri në realizimin e qëllimit përfundimtarë”, thuhet në njoftim.