Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit B.B., për shkak të dyshimit të bazuar për vrasjen e shkaktuar në Podujevë të hënën.
B.B. akuzohet se vrau një familjar të tij në mëngjesin e të hënës.
“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së. I pandehuri B.B. dyshohet nga Prokuroria se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë dhe Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.