Një person është vrarë të hënën në Gërdovc të Podujevës në ora 08:00, ka njoftuar Policia e Kosovës. Vrasjen e ka kryer me armë zjarri i dyshuari B.B., 47-vjeçar, të cilit i është sekuestruar arma dhe është arrestuar më pas.
Vdekjen e 41-vjeçarit G.B., e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, i ka thënë KOHËS zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një person pas aksidentit në Gërdoc të Podujevës
-
Tre të vdekur nga të shtënat me armë në Podujevë, përfshirë të dyshuarën
-
Vrasje e dyfishtë në Podujevë, e dyshuara në gjendje të rëndë, motivi ende i panjohur
-
Tre të vdekur nga të shtënat me armë në Podujevë, përfshirë të dyshuarën
-
Katër të vrarë brenda një jave në Kosovë