Policia e ka arrestuar personin që dyshohet se ka gjuajtur me armë në sheshin "Adem Jashari" në Skenderaj, më 17 tetor. Ai thuhet se ka shtënë me armë në festën e një subjekti politik në ora 21;30.
55-vjeçarit R.N., i është sekuestruar arma e tipit Zastavë, një karikator dhe 5 fishekë. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale "mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve" dhe "përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm".
Nga kjo e shtënë ka mbetur i lënduar një person.