Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë.
Shtetasi i Shqipërisë është kapur duke ecur shtratit të liqenit. Ai kishte thënë se e ka bërë këtë pasi nuk është i vaksinuar dhe nuk kishte test për COVID. Ai është dërguar në mbajtje.
“Vërmicë, 17.10.2021 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë i cili nga njësiti policor është takuar duke ecur shtratit të liqenit. I dyshuari është deklaruar se atë veprim e kishte bërë për shkak se nuk është i vaksinuar dhe nuk kishte pas test për Covid. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.