Kronikë

Aksident te “Rrasat” në Rahovec, një i vdekur

Tek vendi i quajtur “Rrasat” në Rahovec ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka vdekur një person. Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur të dielën në ora 14:00, ku më pas trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me 17.10.2021 viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.