Është arrestuar një person në Kaçanik pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.