Kronikë

Enver Sekiraqa lirohet nga paraburgimi

I akuzuari për nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa, sot është liruar nga paraburgimi.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e ka konfirmuar lajmin për KOHËN. Ajo ka thënë se i është zëvendësuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak për dy muaj.

“Enver Sekiraqës i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe tani ai është në arrest shtëpiak për dy muaj”, tha ajo.

Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim, pasi që Gjykata e shpalli atë fajtor për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza, vendim ky që u kthye në rigjykim. Riza ishte vrarë në vitin 2007 në Prishtinë.