Kronikë e zezë

Arrestohen tre të dyshuar për trafikim dhe prostitucion në Gjilan

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Policia e Kosovës pas një hetimi disa mujor, sot ka ndërmarrë veprime konkrete me ç’rast janë arrestuar tre të dyshuar me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Trafikimi me njerëz’’, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’ si dhe ”Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’.

“Lidhur me këtë rast është identifikuar edhe viktima e trafikimit (femër) e cila është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së), si dhe mbrojtësit të viktimave dhe të njëjtës i janë ofruar të gjitha shërbimet sipas proceduarve”, thuhet në njoftim.