Policia e Kosovës ka dënuar një shofer të një furgoni e po ashtu edhe e ka larguar nga qarkullimi automjetin, pasi dyshohet se ai po transportonte në mënyrë të pasigurt nxënësit e një shkolle në Prishtinë.
“Pas pranimit të informatës, nga qytetarët, se nxënësit e një shkolle në Prishtinë po transportohen në mënyrë të pasigurt për në shkollë, menjëherë ka reaguar Njësiti i Komunikacionit Rrugor. Masat ndaj ngasësit të automjetit janë marrë nga zyrtarët kompetent, të cilët përveç gjobës për bartje të pasigurt të pasagjerëve, kanë larguar edhe nga qarkullimi automjetin si dhe kanë konfiskuar targat e automjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.