Kronikë

Një grua sulmon fizikisht policin

Një grua ka sulmuar fizikisht një polic, pasi është ndaluar për kontroll.

Rasti ka ndodhur të mërkurën te Rrethi i Çagllavicës, ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh.

Sipas njoftimit, gruaja, pasi i ishte kërkuar të bënte testin për alkool, ka goditur policin në dorë dhe ia ka rrëzuar telefonin në tokë.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.