Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë lënduar tre persona, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 22:00, në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident mes autobusit e një veture në Prishtinë, katër të lënduar
-
Aksident trafiku në “Luan Haradinaj” në Prishtinë
-
Dy këmbësorë goditen nga një veturë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë
-
Aksident trafiku në Prishtinë, tre persona të lënduar
-
Një këmbësor goditet nga vetura pranë objektit të Policisë në Prishtinë