Kronikë

Aksident në rrugën Malishevë – Rahovec, 7 të lënduar

Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Malishevë-Rahovec, në afërsi të rrugës që çon për në fshatin Zatriq të Rahovecit.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, në Gjakovë Nysret Xhurkaj ka bërë me dije se në aksident janë të përfshira 3 automjete dhe janë lënduar 7 persona, të cilët sipas tij jashtë rrezikut për jetë.

Sipas Gjurkajt të lënduarit janë dërguar në emergjencat e Gjakovës dhe Prizrenit.

Njëra nga veturat e përfshira në aksident ka qenë veturë zyrtare, në pronësi të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Legjenda: Pamje nga aksidenti, video e dërguar nga një lexues i KOHËS