Personit që dyshohet se kishte shkaktuar aksidentin tragjik në fshatin Koshare të Ferizajt qershorin e këtij viti, ku kishte rezultuar me vdekjen e 5 personave, i është ndryshuar masa e paraburgimit.
Këtë të premte, me kërkesë të Prokurorisë, E.M, është liruar për në arrest shtëpiak, ka konfirmuar zyrtarja për informim në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Albënora Bekteshi-Hoti. Ajo i ka thënë KOHËS se masa e arrestit shtëpiak është në afat prej 1 muajsh.
E.M., nga Ferizaj, më 6 qershor në ora 15:37, duke drejtuar veturën e markës “Audi A8”, duke mos përshtatur shpejtësinë, kishte kaluar vijën e plotë të rrugës dhe ka goditur veturën ‘Golf II”, e cila po lëvizte nga drejtimi i kundërt.
Si pasojë e aksidentit atë ditë kishin mbetur të vdekur katër persona (N.R, 39-vjeçar, drejtues i automjetit, XH.R., 60-vjeçare, S.R., 32-vjeçare dhe Y.R., 12-vjeçar), të gjithë këta familjarë mes vete. Ndërsa, më 17 qershor nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve I.R., 32-vjeçare, e shtruar në QKUK.
-
Tetë vjet burgim për të riun që shkaktoi aksidentin me pesë të vdekur në Ferizaj
-
I akuzuari për aksidentin fatal të Koshares deklarohet i pafajshëm
-
Kundërshtohet vendimi për masën e arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksidentin në Ferizaj
-
Paraburgim shoferit për aksidentin fatal në magjistralen Ferizaj-Shtime
-
Kërkohet një muaj paraburgim për personin që dje shkaktoi aksidentin në magjistralen Ferizaj-Shtime