Kronikë e zezë

Bie nga lartësia një punëtor në Lipjan

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një punëtor në Lipjan, deri sa ishte duke punuar punë ndërtimtarie në një objekt në ndërtim të lartë, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.