Kronikë e zezë

Mashtruan duke kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit, Policia në kërkim të dy personave

Foto: Policia e Kosovës
 

Policia e Kosovës ka bërë identifikimin e dy personave që dyshohen për veprën mashtrim. Mexhid Krasniqi, 35-vjeçar dhe Muhamet Gashi, 22-vjeçar, dyshohen se përmes llogarive bankare kanë përfituar shuma parash, duke përdorur rrjetet sociale në internet dhe portalet, për të kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit për persona të ndryshëm.

“Mbështetur në rezultatet e deritanishme të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore. Personat e dyshuar aktualisht ndodhen në arrati dhe janë shpallë në kërkim nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin policor.