Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër gjashtëmbëdhjetë personave, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Sipas njoftimit, të pandehurit janë me inicialet, Sh.R., M.M., F.M., G.N., V.H., A.R., O.E., F.B., R.B., Q.M., Sh.B., M.K., S.B., F.Sh., A.Q., A.H.
“Prokuroria njofton se të pandehurit e lartcekur akuzohen se kanë kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, lidhur me veprën penale në formë të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar nga neni 283 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.