Në Gjakovë, një person ka therur vëllain e tij.
Policia e Kosovës njoftoi se i dyshuari u arrestua ndërsa i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.