Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një qytetar vdes gjatë ecjes në Prevallë

Një person ka vdekur të martën në mesditë, teksa po ecte në pyll në Prevallë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një grua e ka lajmëruar policinë se një burrë është alivanosur. Në momentin e arritjes në vendin e ngjarjes, viktima s’ka dhënë shenja jeta.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rasti po cilësohet si “vdekje e dyshuar”.