Kronikë

Arrestohen dy persona në Prishtinë për ryshfet

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona me vendbanim në Prishtinë, të dyshuar për pranim të ryshfeti.

V.B. dhe R.C. kanë arrestuar dy ish-punëtorë të një ish-ndërmarrje publike, që tash është privatizuar. Ata kanë kërkuar ryshfet nga 50 euro, kinse për dorëzimin e dokumenteve në Agjencinë e Kosovës për Privatizim për aplikim, për të përfituar 20%, pa autorizim paraprak.

“Gjatë angazhimeve policore në këtë rast, përmes rrugëve operative është arritur të sigurohen informacione relevante se të dyshuarit në fjalë–ish punëtor të një ish-ndërmarrje Publike, e cila është privatizuar, janë duke u kërkuar dhe marr ryshfet nga pesëdhjetë (50) Euro, ish punëtorëve apo familjarëve të tyre, kinse për dorëzimin e dokumenteve në AKP (Agjencinë e Kosovës për Privatizim) për aplikim, për të përfituar 20%, pa pasur asnjë autorizim paraprak. Andaj, gjatë zbatimit të urdhëresës së lartcekur, dhe përmes aplikimit të masave të specializuara të vëzhgimit dhe hetimit, është arritur të kapen në flagrancë dy të dyshuarit e sipër cekur me iniciale, ku në trupin e njërit nga të dyshuarit është gjetur edhe kartëmonedha e cila ishte evidentuar paraprakisht, si masë simulimi. Të dyshuarit V.B dhe R.C. janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit u caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet nga Policia e Kosovës.