Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur të dielën në orën 19:00, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.