Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen e një gruaje në Pejë që ndodhi të shtunën.
Një burrë e një grua janë parë duke e rrahur një grua në Pejë gjatë të shtunës.
Policia ka njoftuar se të dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.
“Rr. Nëna Terezë, Pejë 18.09.2021 - 14:00. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër, kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.