Është arrestuar një person pasi ka ngacmuar një vajzë dhe më pas policia i ka gjetur substancë narkotike.
Ai është ndaluar për 48 orë nga organet e rendit në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi e kishte përcjell ankuesen femër kosovare deri tek banesa e saj si dhe në vendin e saj te punës. Gjatë kontrollit në çantën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike me peshë prej 0.2 gram. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë”, njoftoi PK-ja.