Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ua ka caktuar masën e paraburgimit zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Abdyl Fazliu, dhe atij të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Blerim Gërbeshi, të arrestuar të enjten, nën dyshimin për veprën penale të marrjes së ryshfetit.
KOHA ka mësuar se ata janë arrestuar nën dyshime për ryshfet në lidhje me vula apostile.
Ndërkaq, masa e paraburgim u është caktuar edhe H.H. dhe J.H. nën dyshimin për veprën “pranimi i ryshfetit në sektorin privat”. Ky i fundit dyshohet edhe për dhënie ryshfeti.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar, bindëse dhe mjaftueshëm e argumentuar për këtë fazë të procedurës”, thuhet në njoftim.
-
Nga një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve për keqpërdorime e ryshfet me tenderë në MPB
-
Dy zyrtarë të MPJ-së e MPB-së arrestohen për ryshfet
-
Lirohen nga paraburgimi tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës të dyshuar për marrje ryshfeti
-
Paraburgim ndaj 3 zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, dyshohen për keqpërdorim detyre e ryshfet
-
MPB-ja mirëpret aksionin ku u arrestuan 4 të dyshuar, dy prej tyre zyrtarë të saj