Një shtetas i Norvegjisë është arrestuar të enjten në Ferizaj.
Ai dyshohet se shiti veturën e tij e cila dyshohet se ka qenë në kërkim ndërkombëtar si e vjedhur. Rasti po hetohet nga organet kompetente.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar - shtetas i Norvegjisë pasi që i njëjti dyshohet se ka shitur veturën e tij e cila dyshohet se ka qenë në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur. Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapet në Ferizaj vetura që dyshohet se u vodh në Norvegji
-
Arrestohet në Ferizaj kosovari që dyshohet se kreu vrasje në Norvegji
-
E bleu veturën në Francë për ta shitur në Kosovë, i konfiskohet
-
Arrestohet 22-vjeçari në Ferizaj, ia shiti jashtëligjshëm viktimës veturën
-
Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të një veture në Ferizaj