Kronikë

Avokati tenton ta fusë një telefon brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan

Descriptive Text

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 13:05, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është ndaluar një avokat që kishte tentuar ta fuste brenda objektit një telefon celular.

Nga SHKK-ja është bërë e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar Oda e Avokatëve të Kosovës.

“Oficerët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se avokati, Y.H, në çantën e tij të dorës kishte një telefon mobil të tipit “Nokia” me Sim Kartelë, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendrës. Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar provat materiale. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me dukuritë dhe veprimet e tilla”, thuhet nga SHKK-ja.