Kronikë

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se fshehu 80 mijë euro tatim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndaj të pandehurit me inicialet A.B. nën dyshimin se ka fshehur tatimin.

Sipas njoftimit, ai dyshohet se nuk i ka përfshirë të ardhurat e tij saktë duke iu shmangur tatimit mbi vlerën e shtuar, në vlerë prej 80 mijë e 696 eurosh, duke e dëmtuar buxhetin e vendit.

Vepra penale për të cilën ai ngarkohet është “shmangia nga tatimi”.