Tre persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë
Sipas njoftimit nga Policia, në Fushë-Kosovë është zhdukur një vajzë. Rastin në Polici e ka lajmëruar babai i saj, duke shtuar se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Ndërkaq në fshatin Dobrushë të Istogut është zhdukur një burrë. Ankuesi ka raportuar se axha i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Policia ka deklaruar se është duke hetuar rastin.
Në Gjakovë një burrë ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.