Policia në Ferizaj ka ndalur një qytetar për mosmbajtje të maskës, ndërsa gjatë verifikimit të tij është kuptuar se ai po kërkohej nga Gjykata Themelore për veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.
Ai ishte dënuar me burgim prej gjashtë muajsh për veprën në fjalë.
Në njoftimin për media të premten, Policia ka thënë se pasi ia ka shqiptuar gjobën prej 35 eurove, B.G., 35-vjeçar, është dërguar në vuajtje të dënimit.