Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar se është gjetur i vdekur një person në Fushë Kosovë në pasditen e të dielës.

Sipas njoftimit të Policisë, trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

“Fushë Kosovë, 05.09.2021 – 16:58. Raportohet se është gjetur i vdekur, viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet nga Policia e Kosovës.