Kronikë

Rrihen mes veti e gjuhen me armë zjarri 6 persona në Vushtrri për minibusë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje rreth linjës së qarkullimit te mini busëve në Vushtrri, janë rrahur mes veti 6 të dyshuar meshkuj kosovarë, ku ishte përdor edhe një kaçavidë si dhe ishte shtëne me armë zjarrit.

Në vendngjarje është konfiskuar një revole me një gëzhojë dhe një fishekë.

Një mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor ndërsa pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.