Kronikë e zezë

Vdiq në QKUK një person që ishte aksidentuar në muajin maj

Foto: KOHA
 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një person që ishte aksidentuar më 29 maj të këtij viti në Fushë-Kosovë.

“Me 20.08.2021 lidhur me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i lënduar në aksident dhe ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.