Një 11-vjeçar është nxjerrë nga liqeni akumulues në Mitrovicë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasditen e së martës.
Policia ka thënë për KOHËN se fëmija është dërguar në QKUK me urgjencë, ndërsa detaje të tjera se si ka arritur fëmija deri te ai liqen, nuk janë dhënë.
“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informacion se në liqenin akumulues në Mitrovicë, një fëmijë i moshës 11 vjeçar, është nxjerrë nga uji në gjendje të përkeqësuar shëndetësore, fëmija me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK. Njësi përkatëse policore kanë dalë në vend ngjarje dhe janë duke hetuar rrethanat dhe shkaqet që kanë të bëjnë me rastin”, kanë thënë nga Policia.