Është arrestuar një person në Ferizaj të shtunën, pasi ai kishte kërcënuar një grua derisa po intervistohej nga gazetarët.
I dyshuari po ashtu kishte kanosur edhe gazetarët dhe i kishte detyruar të largohen nga ai lokacion, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.