Policia e Kosovës, stacioni policor në Vushtrri ka arritur që të identifikoj dhe ta arrestoj një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje të rëndë” të datës 05.11.2020.
Arrestimi i të dyshuarit E.XH., 40 vjeçar, është bërë mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara, ku i dyshuari, në shtëpinë e ankuesit ka vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme.
Pas procedurës së intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.
-
6 gusht 2021 10:52
-
Shpërndaje në: